I padrejtë dhe penalizues cilësohet nga operatorët turistikë vendimi paraprak i Bashkimit Europian, që e përjashton Shqipërinë nga hapja e kufijve në 1 Korrik. Sipas tyre, edhe kushtet e vendosura ndaj turistëve të huaj që vijnë në vendin tonë e dëmtojnë turizmin.
?Vendimi nuk më duket i drejtë. Shtetet mund të marrin masat e tyre në aeroporte apo kufi, por jo të bllokojnë lëvizjen e njerëzve. Është humbje edhe për ta?.
?Kjo e dëmton shumë turizmin. Jo vetëm shqiptarët nuk lejohet të dalin jashtë vendit, por edhe europianët që vijnë në Shqipëri duhet të karantinohen pas kthimit për 2 javë në vendin e tyre?.
Paqartësia e krijuar për shkak të pandemisë është reflektuar tek mungesa e rezervimeve.
?Jemi shumë keq, kanë rënë me 95% të rezervimeve krahasuar me vitin e kaluar?.
?Rezervime të reja nuk ka, njerëzit janë të frikësuar se mos ndodh edhe me vendet e tjera si me Malin e Zi që e hapi dhe e mbylli kufirin?.
Operatorët e përshëndesin vendimin e qeverisë greke për hapjen e kufirit tokësor me Shqipërinë, duke e cilësuar një lajm shpresëdhënës për turizmin.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/